Zemaj shpërndan foto nga Kuvendi: Kjo është pamja kur diskutohet për krizën energjetike dhe Martin Berishajn
Zemaj shpërndan foto nga Kuvendi: Kjo është pamja kur diskutohet për krizën energjetike dhe Martin Berishajn
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka shpërndarë fotografi nga seanca e sotme në Kuvendin e Kosovës.
Por, ai ka shpërndarë një fotografi ku përballë duken shumë pak deputetë të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan lajmi.net.
Sipas Zemajt, kjo është pamja në Kuvend kur debatohet për krizën energjetike e për skandalin financiar të ambasadorit kosovar në Slloveni, Martin Berishaj.
“Kjo pamje është kur debatohet për krizën energjetike e për skandalin financiar të Martin Berishajt. Shumica parlamentare e VV-së nuk kanë ‘arsye’ të ndëgjojnë!”, ka shkruar Zemaj.
Kujtojmë se sot gjykata sllovene ka rrëzuar edhe në shkallë të dytë çështjen e ambasadorit Martin Berishaj, i cili kishte paditur “Pink TV” për shpifje rreth skandalit financiar. /Lajmi.net/
Fotoja e shpërndarë e Zemajt në Facebook: