TË FUNDIT

Voziste pa leje, pa regjistrim e i dehur: Policia e Kosovës merr masa ndaj shoferit

Voziste pa leje, pa regjistrim e i dehur: Policia e Kosovës merr masa ndaj shoferit

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka zënë një person teksa vozisten në autostradë pa leje të qarkullimit, pa regjistrim si dhe në ndikim të alkoolit.

Në komunikatë për media, është bërë e ditur se lënda i është proceduar gjykatës për kundërvajtje, shkruan lajmi.net.

“Njësia për kontroll të autostradave gjate kontrollit në trafik ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin pa patentë shoferi, pa regjistrim të automjetit si dhe nën ndikimin e alkoolit ku sasia e alkoolit ne gjak ishte 2.50 promilë, të njëjtit i është shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje në trafik e cila i procedohet gjykatës për kundërvajtje duke i përshkruar të gjitha shkeljet e gjetura gjithashtu të njëjtit i janë konfiskuar targat e automjetit përkohësisht”, thotë policia.

Policia e Kosovës thotë se me qëllim të ofrimit të sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik do të vazhdojë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *