Vdes pjesëtari i FSK-së dhe ish-ushtar i UÇK-së
Vdes pjesëtari i FSK-së dhe ish-ushtar i UÇK-së
Ka vdekur ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Shalës, Shefki Pajaziti.
I ndjeri ishte pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, shkruan lajmi.net.
Ai që nga pas lufta ishte pjesë e TMK-së dhe tani veshi edhe uniformën e FSK-së duke shërbyer me nder dhe krenari në Mitrovicë.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët e tij përmes një postimi.
Postimi i plotë:
Zoti i merr afër vetes ata që i do. E ti një pjesë të shpirtit tonë e more me vete, me ikjen tënde të papritur. Të pushoftë shpirti në Xhennet! Të qoftë i lehtë dheu i vendit që i shërbeve gjithë jetën Shefki Pajaziti!