U tha se do nënshkruajë një status politik për Kishën Ortodokse Serbe, Kurti: S’do të pranoja përfshirjen e një marrëveshje të tillë
U tha se do nënshkruajë një status politik për Kishën Ortodokse Serbe, Kurti: S’do të pranoja përfshirjen e një marrëveshje të tillë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar sot në lidhje me deklarimet e ngritura nga opozita se të hënën në Bruksel Kurti do të nënshkruaj zotimin për t’i dhënë “Kishës Ortodokse Serbe” status politik në Kosovë.
Me këtë rast Kurti tha se pyetja në fjalë e bërë nga opozita përmban një sugjerim të pasaktë pasi marrëveshja e përgjithshme në Bruksel për mbanë njohjen e ndërsjellë Defakto.
“E sugjerimi se nuk përmban njohje është e gabuar.Sa i përket kishës ortodokse serbe, siç e kam thënë propozimi për marrëveshje përmban një pikë mbi formalizmin e statusit të kishës ortodokse serbe. Formatizimi nuk përmban negocim mbi statusin e saj e as diskutim mbi të drejta të veçanta. Pra i referohet si një person juridik fetarë, apo bashkësi fetare e asgjë të veçantë por thjeshtë përmbushjen e Republikës së Kosovës për të gjitha të drejtat e komuniteteve që iu njeh Konventa e të drejtave të njeriut”,tha Kurti.
Ai theksoi se formalizmi i statusit të Kishës-Ortodokse do të bëhet, apo është bërë përmes njohjes së saj si një nga bashkësitë fetare të Kosovës me ligjin përkatës.
“Shteti jonë nuk refuzon të respektojë të drejtat e njeriut për asnjë njeri. Pra është produkt i negociatave të Vienës, e propozim nga Ahtisari e një standard i tillë është përfshirë në Kushtetutën e Kosovës, pavarësisht asokohe të kundërshtimit tim dhe subjekti që unë udhëheq.Pra këtë s’mund ta ndryshojë sepse e kam trashëguar”,shtoi ai, transmeton lajmi.net.
I pari i Qeverisë së Kosovës tha “se asgjë e veçantë apo historikisht kontestueshme që ka të bëjë me këtë kishë s’do të pranoja asnjëherë të përfshihet në një marrëveshje të tillë”.
“Unë e kam sqaruar se nuk është produkt i negocimit dhe i marrëveshjes së paraparë në kuadër të këtij propozimi franko-gjerman”,shtoi Kurti./Lajmi.net/