TË FUNDIT

Rasti Dehari/ Përplasje në mes deputetit Berisha dhe ministres Haxhiu nga Vetëvendosje godasin tavolinat për të krijuar zhurmë

Rasti Dehari/ Përplasje në mes deputetit Berisha dhe ministres Haxhiu nga Vetëvendosje godasin tavolinat për të krijuar zhurmë

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha ndër të tjerash ka përmendur rastin e ish-aktivistit të VV-së, Astrit Dehari.

Ai tha se ishte pikërisht Astrit Dehari që ishte kundër marrëveshjeve që sot Qeveria pretendon ti nënshkruajë, e në mesin e tyre Asociacioni apo quajtur dikur nga VV si “Zajednica”.

Gjatë deklarimit të Berishës reagime pati nga partia e VV-së, si dhe vetë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Po ashtu nga VV kanë vazhduar të godasin tavolinat e Kuvendit të Kosovës duke krijuar kështu zhurmë për të mos u dëgjuar deklarimi i Berishës.

Ministrja Haxhiu madje i tha deputetit se duhet ti vijë “marre” për këtë./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *