TË FUNDIT

Punëdhënësit obligohet që në 50 të punësuar, ta punësojë edhe një person me aftësi të veçanta

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka bërë të ditur se punëdhënësit obligohen që për çdo 50 të punësuar, të punësojnë së paku një person me aftësi të veçanta.

MFPT thekson se nëse nuk përmbushet ky obligimin ligjor për punësimin e personave me aftësi të veçanta obligohen që për nxitjen e punësimit të kësaj kategoria, të paguajnë kontribute mujore në lartësi të shumës së pagës minimale, përcjell lajmi.net.

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton qytetarët që bazuar në Ligjin për Aftësimin, Riaftësimin Profesional dhe Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara punëdhënësit obligohen që për çdo 50 të punësuar, të punësojnë së paku 1 person me aftësi të kufizuara. Punëdhënësit nga sektori publik, privat dhe organizatat jo-qeveritare të cilët nuk e përmbushin obligimin ligjor për punësimin e personave me aftësi të kufizuara obligohen që për nxitjen e punësimit të kësaj kategorie, të paguajnë kontribute mujore në lartësi të shumës së pagës minimale.”, thuhet në njoftim./Lajmi.net/

Kontributet mujore paguhen në llogarinë e veçantë në Thesar, sipas të dhënave të mëposhtme:

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti që thotë "REPUBLIKA EKOSOVES MINISTRIA FINANCAVE, PUNES DHE TRANSFEREVE Emri llogarise bankare: MFPT- Mirëqenia Sociale Numri llogarisë bankare: 1000400070006532 IBAN: XK051000400070006532 SWIFT: CBRKXKPRXXX Banka: Banka Qendrore e Republikës sẽ Kosovës Vendi: Prishtine, Kosove UNIREF: MMD8811111111111"

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *