PSD shpërndan një foto: Pozhari i komentoi vetes në status, mendoi se këtë po e bënte me profil të rremë
PSD shpërndan një foto: Pozhari i komentoi vetes në status, mendoi se këtë po e bënte me profil të rremë
Aktivistët e PSD-së kanë shpërndarë një “screenshot” apo pamje nga ekrani, në të cilin në një situatë të sikletshme është përfshirë analisti politik i afërt me VV-në, Xhevdet Pozhari.
Në fakt, siç pretendohet aty, Pozhari është “kapur mat” se ka një profil të rremë në Facebook, me të cilin komenton në statuset e tij në profilin real, shkruan lajmi.net.
Sipas kësaj fotografie që po qarkullon nga anëtarët e PSD-së, shihet se si në një postim të Pozharit ku ai kritikon LDK-në, komenton vet Pozhari, duke e lavdëruar veten me fjalët “Ki drejt zoti Pozhari, ju lumt për angazhimin e drejt ne rrugen drejt”. Pra, një koment me gabime drejtshkrimore, që pretendohej të shkruhej nga një fans i analistit, por që sipas anëtarëve të PSD-së, është shkruar nga vet Pozhari.
Komenti në fjalë është shkruar nga vet profili i Pozharit. Frashër Krasniqi, anëtar i Partisë Socialdemokrate, thotë se Pozhari ka dashur ta shkruaj këtë koment nga profili i tij i rremë, por është habitur dhe këtë e ka bërë nga profili i tij real.
“Ky është ai momenti kur don me i komentu vetes me profil t’rrejshëm, por harron me e ndërru profilin”, shkruan Krasniqi. /Lajmi.net/