Moduli i arteve marciale në FSK, ushtarakët përvetësojnë teknika të ndryshme
Moduli i arteve marciale në FSK, ushtarakët përvetësojnë teknika të ndryshme
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se është realizuar kursi i parë i arteve marciale ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Mehaj në një postim në Facebook shkruan se është i lumtur që konceptin e tij për përfshirjen e modulit të arteve marciale ushtarake në planprogramin e kurseve standarde institucionale dhe profesionale në FSK, po e konkretizojnë me kuadrot e para të certifikuara në KDS.
Postimi i plotë:
“Po kurorëzohet me sukses të lartë moduli i Arteve Marciale Ushtarake në Ushtrinë tonë
Jam shumë i lumtur që konceptin tim për futjen e modulit të arteve marciale ushtarake në planprogramin e kurseve standarde institucionale dhe profesionale në FSK, po e konkretizojmë me kuadrot e para të certifikuara në KDS.
Reklama
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes pranë Qendrës së Stërvitjes Profesionale është realizuar Kursi i Arteve Marciale Ushtarake.
Kursi ka pjesën teorike dhe praktike ku ushtarakët janë trajnuar në disiplina si luftimi në tokë, luftimi në këmbë, teknikat e thyerjeve, manipulimet me armë, teknikat e shfrytëzimit të armëve dhe mundësive, qëndrimi themelor dhe këndet e lëvizjes, goditje në pjesën e sipërme të trupit, Brazilian Jiu-Jitsu-s etj.
Vazhdojmë tutje me sukseset e radhës!”.