Hoxhaj ashpërson gjuhën ndaj Borrell e Lajçak: S’munden të na “shesin mend”
Hoxhaj ashpërson gjuhën ndaj Borrell e Lajçak: S’munden të na “shesin mend”
Ish-kryediplomati kosovar, Enver Hoxhaj ka kritikuar bashkësinë ndërkombëtare si ndërmjetësuese e dialogut Kosovë-Serbi.
Hoxhaj tha se qëllimi i deritanishëm i arritjes së një marrëveshje ndërmjet dy shteteve, ishte njohja e ndërsjell, e jo siç po thonë partnerët ndërkombëtar, se nuk do të ndodhë në këtë fazë, shkruan Gazeta10.
“Nuk ka të bëj shumë me qëndrime partiake. Përtej ngjyrave partiake, nuk gabojmë me reduktu interesin e vendit në interest ë ngusht të PDK-së. Për më shumë, të gjithë kemi fol që qëllimi i dialogut është marrëveshja finale, njohje e ndërsjellë. Kjo është paradigm e re. Tash po na thonë partneret tanë, që në këtë fazë jo. Këtu duhet të shtrohet pyetja, 99 është vendosur KFOR-i, ky vend është çliru, e në 2008 e kemi shpall pavarësinë”, tha Hoxhaj në Politiko në Kanal10.
Hoxhaj tha se anëtarësimet e Kosovës nëpër shumë organizata ndërkombëtare janë falë mbështetjes amerikane.
Ai tha se asnjëri nga ndërmjetësit e dialogut, Lajcak e Borell s’mund t’i “shesin mend” Kosovës, derisa asnjëra prej shteteve të tyre se ka njohur ende Kosovën.
“Kurti duhet të ketë listë për anëtëarësimet nëpër organizata botërore, si ajo e Tregtisë, UNESC-o, e organizatat tjera rajonale që janë etike, dhe pastaj nuk mundet Borelli e Lajcaku, njëri spanjoll e tjetri sllovak të na shesin tërë kohën mend se si të jenë ndërmjetësues dhe të mos i bindin qeveritë e tyre. Nuk është Sllovakia, Kinë”, shtoi tutje Hoxhaj.