Hoti: Të rriten urgjentisht subvencionet në sektorin e bujqësisë
Hoti: Të rriten urgjentisht subvencionet në sektorin e bujqësisë
Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar edhe një herë rritjen e çmimeve të produkteve për bujqësi e blegtori.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka deklaruar se çmimet për farëra, plehra, pesticide dhe ushqim të kafshëve janë rritur mesatarisht me 21 për qind, shkruan lajmi.net.
“Nëse nuk rriten subvencionet, kjo çon në më pak ara të punuara e më pak ferma”, ka deklaruar Hoti.
Ai ka thënë se Ministria e Bujqësisë duhet urgjentisht të rrisë subvencionet për këto kategori.
“Ministria e Bujqësisë urgjentisht të rrisë subvencionet: për hektar të kulturave bujqësore, për krerë të bagëtive dhe për litër qumështi”, ka deklaruar Hoti. /Lajmi.net/