TË FUNDIT

Edhe Anton Quni “infektohet” nga Luizi, konsumon “vape” gjatë seancës së Kuvendit

Edhe Anton Quni “infektohet” nga Luizi, konsumon “vape” gjatë seancës së Kuvendit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, siç duket nuk mundi t’i bëj ballë mungesës së nikotinës gjatë seancës së Kuvendit.

Duke pasë parasysh faktin se brenda sallës së Kuvendit nuk lejohet duhani, ai gjeti një zgjidhje alternative, shkruan lajmi.net.

Quni gjatë kohës që po mbahej seanca nxori një të ashtuquajtur “vape” dhe filloi ta tymoste.

Këtë, gjatë gjithë kohës e bëri fshehurazi.

“Vape-t” janë tymuese të llojit të “shishave” dhe kanë shije specifike varësisht nga preferencat e atyre që i konsumojnë.

Ato janë bërë trend në Kosovë sidomos kohëve të fundit pasi që ato po përdoren me të madhe nga banorët në formatet “Big Brother”.

Madje, i fiksuar pas këtyre “vape” është edhe senzacioni i BBVA, Luiz Ejlli. /Lajmi.net/

@klankosovaofficial Deputeti Quni tymos “vape” brenda kuvendit #klankosova #antonquni ♬ original sound – Klan Kosova

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *