TË FUNDIT

Dyshimet për korrupsion, Prokuroria e Pejës paralajmëron ngritjen e aktakuzës ndaj 20 zyrtarëve

Dyshimet për korrupsion, Prokuroria e Pejës paralajmëron ngritjen e aktakuzës ndaj 20 zyrtarëve

Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë të njoftuar për ngritjen e aktakuzës ndaj dhjetëra zyrtarëve komunalë .

Të njëjtit theksohet se dyshohen për kryerje ne mbi 20 veprave penale nga kapitullin kundër korrupsionit.

Kjo është bërë e ditur në një ftesë të bërë për media për ditën e nesërme, në kuadër të Prokurorisë së Pejës.

Njoftimi i plotë:

Ftoheni të merrni pjesë në konferencën për media nga Prokuroria Themelore në Pejë, me rastin e ngritjes se aktakuzës ndaj dhjetëra zyrtarëve komunalë të dyshuar për kryerjen e mbi 20 veprave penale nga kapitulli kundër korrupsionit.

Kjo konferencë do të mbahet me datën 24 shkurt 2023 në ora 12:15 në objektin e Prokurorisë Themelore të Pejës./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *