Dehari demanton Tinka Kurtin, thotë se nuk e lëshoi seancën shkaku i deputetit Berisha
Dehari demanton Tinka Kurtin, thotë se nuk e lëshoi seancën shkaku i deputetit Berisha
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, ka shkruar para disa minutash se kolegu i saj, Avni Dehari, la sallën, pasi nuk mundi ta durojë deklaratën e deputetit të PDK-së, Hisen Berishës, për djemtë e tij të vdekur, Arbënor dhe Astrit Dehari.
“Avni Dehari e lëshoi sallën. Njeriu që ka duruar gjithçka, pafytyrësinë e deputetit Berisha nuk mundi”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Por, deputeti Dehari e ka mohuar se deklarata e Berishës për djemtë e tij u bë arsye për largimin e tij nga seanca e sotme e Kuvendit.
“Jo nuk e kam lëshuar, kam njëfarë pune, çfarti nuk e lëshoj unë sallën e Kuvendit. E kam një punë, e kam pas një termin e duhej të dilja patjetër, rastësisht ka ndodh. Sa për Berishën, hiç mos të ndalet. Mbetet në ndërgjegjen e tyre ata që e shfrytëzojnë këtë rast dhe rastet e tilla. Nuk kanë dinjitet dhe le të vazhdojnë, mos të ndalen, le ta demaskojnë vetën, të tregojnë kush janë”, ka thënë ai për Indeksonline.
Kujtojmë se gjatë fjalimit të tij, deputeti Berisha ka deklaruar se partisë në pushtet po i konvenon të mos e zbardhë rastin e vdekjes së Astrit Deharit, që u gjet i vdekur në qelinë e burgut në Prizren në vitin 2016, ku po mbahej në paraburgim nën dyshimin se kishte kryer sulm ndaj ndërtesës së Kuvendit.