TË FUNDIT

Çitaku: Kurti të hënën do ta nënshkruajë Asociacionin

Çitaku: Kurti të hënën do ta nënshkruajë Asociacionin

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të hënën do ta nënshkruajë Asociacionin.

Çitaku deklaroi se plani franko-gjerman nuk ka pikur nga qielli.

“Ai është produkt i negocimit të kryeministrit tash e dy vite”,tha tutje Çitaku.

Ndryshe më 27 shkurt, kryeministri Kurti do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuciq, në Bruksel në kuadër të takimeve të dialogut Kosovë-Serbi.

Madje Çitaku tha se Kurti do të nënshkruajë marrëveshjen për armëpushim e jo marrëveshjen finale me njohje reciproke.

Postimi i plotë:

Plani franko – gjerman nuk ka pikur nga qielli. Ai është produkt i negocimit të Kryeministrit tash e dy vite.

Kryeministri Kurti ka arritur suksesshëm që dialogun Kosovë – Serbi nga marrëveshja politike ta kthejë në problem të sigurisë.

Të hënën Kryeministri Kurti do të nënshkruaj marrëveshjen për armëpushim, jo marrëveshjen finale, me njohjen reciproke në qendër.

Të hënën Kryeministri Kurti do të nënshkruaj zotimin e tij për të vazhduar dialogun edhe për një dekadë.

Të hënën Kryeministrk Kurti do të nënshkruaj asociacionin, apo Zajednicën siç e quante dikur.

Të hënën Kryeministri Kurti do të nënshkruaj zotimin për t’i dhënë Kishës Ortodokse Serbe status politik.

Kaq për gjenialitetin e Kryenegociatorit Kurti./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *