Borrell takohet me Guterres, flasin për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë- Serbi
Borrell takohet me Guterres, flasin për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë- Serbi
Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell ka bërë të ditur se është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.
Përmes një shkrimi në Twitter, Borrell ka njoftuar se kanë folur për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, përcjell lajmi.net.
“Diskutuam Ukrainën, përpjekjet për të trajtuar ndryshimet klimatike, zhvillimet në Amerikën Latine, PEPP, Etiopi, Sahel dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.”, ka shkruar Borrell./Lajmi.net/
In-depth discussion with @UN SG @antonioguterres last night ahead of my annual briefing to the UN Security Council.
We discussed Ukraine, efforts to tackle climate change, developments in Latin America, MEPP, Ethiopia, Sahel & normalisation of relations between Serbia & Kosovo. pic.twitter.com/qgoMJQBUFs
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) February 23, 2023