TË FUNDIT

Bislimi e Liburn Aliu takojnë Ibrahimoviqin në Mal të Zi

Bislimi e Liburn Aliu takojnë Ibrahimoviqin në Mal të Zi

Zv/kryeministri i Kosovës dhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, kanë qëndruar sot për vizitë zyrtare në Mal të Zi.

Ata atje janë pritur nga zv/kryeministri i këtij shteti, Ervin Ibrahimoviq, shkruan lajmi.net.

“Ndamë eksperiencat rreth procesit të integrimit evropian pas edhe aplikimit tonë për anëtarësim në muajin dhjetor. Vlerësojmë mbështetjen e Malit të Zi për rrugëtimin evropian të Kosovës. Nga Mali i Zi mund të përfitojmë bashkërisht nga eksperienca në proces dhe të ecim drejt objektivit të përbashkët të aderimit në familjen evropiane. Kosova dhe Mali i Zi përkasin në Bashkimin Evropian”, shkruan Bislimi.

Postimi i plotë i Bislimit:

Në Podgoricë, bashkë me ministrin Aliu, u pritëm sot nga zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Ervin Ibrahimovic.

Biseduam për projektet e përbashkëta, mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik, tejkalimin e barrierave ekzistuese dhe lehtësimin e procedurave administrative.

Ndamë eksperiencat rreth procesit të integrimit evropian pas edhe aplikimit tonë për anëtarësim në muajin dhjetor. Vlerësojmë mbështetjen e Malit të Zi për rrugëtimin evropian të Kosovës. Nga Mali i Zi mund të përfitojmë bashkërisht nga eksperienca në proces dhe të ecim drejt objektivit të përbashkët të aderimit në familjen evropiane. Kosova dhe Mali i Zi përkasin në Bashkimin Evropian.

Gjithashtu u përmendën dhe projektet infrastrukturore ku do të punojmë me intensitet për të avancuar dhe çuar para ndërtimin e rrugëve Pejë-Rozhajë dhe ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë, projekte këto të shumëpritura për qytetarët e të dyja vendeve, me rëndësi madhore për infrastrukturën dhe ekonominë. Këto projekte do të lehtësojnë ndërlidhjen e qytetarëve të Kosovës me Malin e Zi. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *