Një zyrtar i Komunës së Ferizajt në mesin e viktimave në aksidentin e rëndë në Shtime
Një zyrtar i Komunës së Ferizajt në mesin e viktimave në aksidentin e rëndë në Shtime
Njëri nga viktimat në aksidentin e sotëm në rrugën Ferizaj-Shtime, ishte punonjës i Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Ferizajt.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Agim Aliu, i cili përmes një postimi në Facebook ju ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave, shkruan lajmi.net.
“Pa fjalë, të tronditur nga aksidenti i sontëm në magjistralen Ferizaj-Shtime, ku humbën jetën 4 bashkëqytetarë, dy prej tyre nga fshati Dremjak i Ferizajt e dy nga Komuna e Shtimes, në mesin e tyre edhe një punonjës i Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Ferizajt”.
Aliu ju ka uruar shërim të shpejtë edhe të lënduarve të tjerë nga ky aksident.
Postimi i plotë:
TELEGRAM NGUSHËLLIMI
Pa fjalë, të tronditur nga aksidenti i sontëm në magjistralen Ferizaj-Shtime, ku humbën jetën 4 bashkëqytetarë, dy prej tyre nga fshati Dremjak i Ferizajt e dy nga Komuna e Shtimes, në mesin e tyre edhe një punonjës i Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Ferizajt. Në këto momente dhembje e pikëllimi të thellë, jemi me familjet e tyre, për t’i shprehur ngushëllimet më të sinqerta, për humbjen e më të dashurve të tyre në këtë aksident tragjik.
Ngushëllime të sinqerta familjeve Behluli, Muhadini e Isufi!
Lutemi për shërim të shpejt të të lënduarve nga ky aksident! /Lajmi.net/