TË FUNDIT

Një 26-vjeçare në gjendje të rëndë si pasojë e aksidentit në Shtime, i lënduari tjetër jashtë rrezikut për jetë

Një 26-vjeçare në gjendje të rëndë si pasojë e aksidentit në Shtime, i lënduari tjetër jashtë rrezikut për jetë

Katër persona kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë në rrugën Ferizaj-Shtime.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka deklaruar për lajmi.net se në aksident janë përfshirë tri vetura me targa vendore.

Ndërkaq, edhe dy persona të tjerë janë duke marrë trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve nga aksidenti që ndodhi në dalje të Shtimes.

Nga QKUK-ja kanë deklaruar për lajmi.net se dy persona të lënduar në aksident janë duke marrë trajtim në Klinikën Emergjente në QKUK.

“Një femër e datëlindjes 1996, është në gjendje të rëndë, ekipet mjekësore po bëjnë maksimumin, kurse personi tjetër që po merr trajtim ka lëndime më të lehta!”, kanë bërë të ditur nga QKUK.

Policia e Kosovës ka nisur hetimet rreth rastit. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *