TË FUNDIT

Aksion i Gjykatës Speciale – Bastiset banesa e ish-këshilltarit të Hashim Thaçit, deklarohet avokati i tij

Për orë të tëra me urdhër të Prokurorit të Dhomave të Specializuara, të mërkurën është bastisur banesa e Adil Behramajt. Behramaj ka qenë këshilltar i ish-Presidentit Hashim Thaçi, ndërsa aktualisht drejton portalin “Demokracia në Kosovë”.

Bastisjen e ka konfirmuar edhe avokati i Behramajt, Artan Çerkini. Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka dashur të komentojë hetimet.

Ka reaguar kolegu i Behramajt, Artan Behrami, i cili gjithashtu ishte këshilltar i Presidentit Thaçi. Behrami bastisjen e banesës së kolegut te tij e konsideron si një skandal të paprecedent.

“Ky është një kërcënim i hapur ndaj gazetarëve dhe lirisë së mediave në Kosovë. Pa paragjykuar motivet frikësimi i gazetarëve nuk i bën nder Prokurorisë Speciale të Dhomave të Specializuara”, ka shkruar Behrami në Facebook.

Ndërkohë, në ditën e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë, ish kreut politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Gjykata Speciale ia ka vazhduar paraburgimin.

Thaçi dhe të tjerët akuzohen për krime të pretenduara ndaj qindra civilëve në periudhën prej Marsit të vitit 1998 deri në Shtator të 99-ës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *