Policia arreston dy persona për sulmin ndaj 20-vjeçarit në Han të Elezit
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona i kanë shkaktuar lëndime trupore një personi tjetër të moshës 20-vjeçare.
Sipas policisë, të dyshuarit pas sulmit janë larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa të arrestuarit janë A.K., i moshës 21 vjeç dhe S.Sh i moshës 18 vjeç.
“Pas një pune intenzive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, sot në ora 16:00, hetuesit policor i kanë arrestuar personat e dyshuar A.K (M/K) i moshës 21 vjeçar dhe S.SH (M/K) i moshës 18 vjeçar, të cilët i ka shoqëruar në stacionin e policisë në Han të Elezit dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit të rastit, dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Lëndim i lehtë trupor”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv.
Më tej, në njoftim thuhet se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22 në rrugën “Adem Jashari” në Han të Elezit.