Bastisje në “Kobra City”
Policia ka “zbarkuar” në lokalin “Kobra City”.
Aty Njësia e Krimeve të Rënda po kryen bastisje për gjetjen e provave lidhur me rastin ku pas një incidenti mbeti i vdekur një 31 -vjeçar nga Kukësi, Visart Cengu.
Në aksionin e organeve të rendit janë bastisur disa lokacione në mes të cilave edhe shtëpitë e të dyshuarve.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga togeri Shaqir Bytyqi.
Bytyqi tha se deri më tani nuk ka ndonjë të arrestuar tjetër, përveç atyre gjashtë që u arrestuan të martën.
Ndaj të dyshuarit kryesor Dibran Hoxhaj, i njohur si “Kobra”, dhe të tjerëve është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.