POLITIKATË FUNDIT

Ambasada e ShBA-së për “pëlqimin” në Twitter: Kundërshtojmë përpjekjet kundër pavarësisë së Kosovës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka dalë me një sqarim lidhur me një “pëlqim” që kanë bërë në Twitter në një deklaratë të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në të cilën flitet për çnjohjet e shteteve tjera ndaj Kosovës.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se llogaria zyrtare e Ambasadës së ShBA-së në Twitter nuk ka “pëlqyer” qëllimisht asnjë postim në Twitter gjatë 24 orëve të fundit.

“Të jemi të qartë: Pavarësia e Kosovës është fakt. Qëllimi ynë parësor është të mbështesim Kosovën pasi ajo zë vendin e saj të merituar në strukturat evropiane dhe euroatlantike. Ne kundërshtojmë kategorikisht çdo përpjekje për të vënë në pikëpyetje pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës”.

“Llogaria zyrtare e Ambasadës së ShBA-së në Twitter nuk ka “pëlqyer” qëllimisht asnjë postim gjatë 24 orëve të fundit. Siç u përmend më herët: kur kemi një pozicion për të artikuluar, ne e bëjmë këtë nëpërmjet deklaratave zyrtare, që i atribuohen – jo nga një “like” e mediave sociale”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Kosovë-Shqipëri

Shqiponja Ahmetaj merr çmimin “Shkencëtarja e vitit” në Vjenë


Kosovë-Shqipëri

“Dy vendimet që trondisin opozitën” – Ish-zëvendësministri i MPB-së: Opozita është e frikësuar për këto arsye!


Kosovë-Shqipëri

Studimi i KE-së: 70 për qind e të punësuarve në Shqipëri hasin vështirësi në plotësimin e nevojave mujore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *