POLITIKATË FUNDIT

Lëshohen në hapësirë satelitët Albania 1 dhe Albania 2, Rama: U tha, u bë

Në Cape Carnaval të Florida sapo është lëshuar raketa Falcon 9, misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6 që transporton për në hapësirë Albania 1 dhe Albania 2.Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë edhe videon në Facebook në momentin kur satelitët lëshohen në hapësirë.”Sapo është lëshuar nga baza e Cape Canaveral në Florida, SHBA, raketa Falcon 9, misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6 që transporton për në hapësirë edhe dy satelitët tanë, ALBANIA1 dhe ALBANIA2”, ka shkruar Rama.Kryeministri më tej ka shkruar se nga sot Shqipëria ka shumë aftësi për të kontrolluar e mbrojtur territorin.”Nga sot Shqipëria ka më shumë aftësi të teknologjisë së lartë për të kontrolluar, mbrojtur e administruar territorin, duke siguruar në kohë reale të dhëna të rëndësishme në një sërë aspektesh kyçe për zhvillimin e qëndrueshëm”, shkruan kryeministri shqiptar.

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Kosovë-Shqipëri

Vrasja në “Kobra City”, axha i viktimës: Nipi u qëllua brenda veturës nga prapa (VIDEO)


Kosovë-Shqipëri

Analisti Veljkoviq: Serbët po largohen masivisht nga veriu


Kosovë-Shqipëri

Zvicra e mbështet KFOR-in në heqjen e barrikadave në veri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *