ROZË

Kiara Tito flet për ish-të dashurin dhe zbulon arsyet e ndarjes

Ndëkohë që Luizi Ejlli vazhdon të bëj çmos për t’i fituar zemrën, Kiara Tito ka treguar për historia e saj të fundit të dashurisë.

Moderatorja njihet për natyrën e saj hermetike dhe është treguar gjithnjë e rezervuar rreth detajeve mbi jetën private. Por në “Big Brother VIP” ajo rrëfeu më shumë për historinë e saj.

“Ai çohej në 8, shkonte në punë, mbaronte punën vinte në shpi, hante bukë, shkonte në palestër. Nuk kemi bashkëjetuar, por më shumë rrinim te shtëpia e njëri-tjetrit. Rrinim shumë bashkë. Zgjati goxha si lidhje. Ishin rrethanat që na çuan në ndarje, nuk kanë lidhje me mua ose atë personalisht. Janë rrethanat të tilla që të bëjnë të mbyllësh diçka. Punonte, jetonte jashtë shtetit.”- tregoi ajo.

E vetmja lidhje e Kiarës për të cilën publiku është në dijeni është ajo me Butrint Imerin. U deshën të kaloni edhe rreth 2 vite nga ndarja e tyre, që moderatorja të pranonte se ata ishin të lidhur, vetëm pak muaj më parë në një intervistë. Gjithsesi, ajo nuk ka folur kurrë për romancën e tyre.

Original Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *