Analisti Veljkoviq: Serbët po largohen masivisht nga veriu
Analisti politik serb nga Kosova, Stefan Veljkoviq, ka thënë që familjet serbe po largohen masivisht nga veriu i vendit.
Ai thotë se kjo po ndodh madje edhe nga njerëzit që kanë punë nëpër institucione shtetërore.
“Ka gjithnjë e më shumë reklama për shitje të pronave. Shumë shpesh dëgjoj se kush po largohet e kah po shkon.” – pretendon Veljkoviqi.
Ai thotë se meritat për një gjë të tillë i shkojnë “Listës Serbe”, derisa ka pasur edhe një porosi për ta: “Ju lus të mos na mbroni më!”
Veljkoviq është prej pak zërave kritikë ndaj Listës Serbe dhe regjimit të Vuçiqit në veri të Kosovës.
Aktualisht, Ministrinë për Kthim dhe Komunitete e udhëheq z. Nenad Rashiq derisa këshilltare e tij është politikanja Rada Trajkoviq.