POLITIKATË FUNDIT

Viti i Ri, 10 mijë persona hynë në Shqipëri nga Kosova gjatë 24 orëve të fundit

Jo vetëm shqiptarët e Kosovës kanë zgjedhur Shqipërinë për të festuar ndërrimin e viteve, por dhe shtetas të huaj. Mëngjesin e së shtunës nga Morina kanë hyrë në vendin tonë dhe familje nga Bullgaria.

“Po shkoj për vitin e ri në Durrës. Është hera e parë që vij nga Bullgaria për të festua në Shqipëri”, thotë për ABC News një qytetar nga Bullgaria.

Me familjen po vij nga Bullgaria për të festuar vitin e ri në Shqipëri, në Tiranë. Gëzuar!”

Përmes pikës kufitare të Morinës në 24 orët e fundit kanë hyrë në Shqipëri rreth 10 mijë persona. Drejt Kosovës kanë udhëtuar 9.300.

Ky shtetas turk me origjinë shqiptare tregon se me familjen e tij darkën e Vitit të ri do ta kalojë në Ulqin dhe kur të kthehet do vizitojë të afërmit në Tiranë.

Një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës lehtëson kalimin e qytetarëve në ditë festash. Ata hyjnë dhe dalin në pikën doganorë të Morinës pa kontrolle.

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Kosovë-Shqipëri

Në natën e Vitit të Ri, komuna e Malishevës i dhuroi 5 banesa për familje në nevojë


Kosovë-Shqipëri

Osmani e Sveçla vizitojnë policët në pikën kufitare në Bërnjak pas heqjes së barrikadave


Kosovë-Shqipëri

Ambasadori i Suedisë: Zhgënjyese që nuk ka përparuar dialogu, vënia e afateve mund të ishte rekomandim i mirë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *