Tea ‘distancohet’ nga Luizi për shkak të Kiarës: Mos m’u afro se do më fusësh në hasëm me gocën e botës
Dyshja Kiara dhe Luizi janë kthyer në personat më të komentuar në shtëpinë e Big Brother Vip.
Kjo për shkak se këngëtari nuk i kursen komplimentet ndaj moderatores, edhe pse kjo e fundit deri më tani ka qëndruar indiferente duke mos shfaqur simpati për banorin tjetër të shtëpisë.
Ditën e djeshme edhe Tea ka zgjedhur të bëjë një batutë me raportin e tyre duke i kërkuar Luizit të mos i afrohet pasi Kiara mund të bëhet xheloze.
Tea: Ku ta di unë si është? Mos bëhet xheloze, për vëmendje, për ty?!
Kiara: Nuk është prona ime. Mund ta puthni, përqafoni.
Tea: Mua mos m’u afro më se do më fusësh në hasëm me gocën e botës.