Tahiri: Kurti bëri kompromise me Serbinë, e pranoi Asociacionin
Ish-kryenegociatorja e palës së Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, përmes versionit të saj, ka komentuar zhvillimet e fundit në vend.
Sipas Tahirit, sa herë që po ekzistojnë tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po lëshon pe dhe njëkohësisht po bën kompromise me Serbinë.
Madje, ajo shtoi se pas situatës së krijuar në veri të vendit, Kurti e pranoi edhe Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe.
Kësisoj, Tahiri shprehet se këtë e ka vërtetuar edhe ambasadori i ShBA-së në Beograd, Christopher Hill, përmes deklaratave të tij – ku e fundit e që ishte dje, tregoi se nuk do të ketë më diskutim për çështjen e formimit të asociacionit, por si do të funksionojë ai.
“Pas çdo tensionimi Kurti beri kompromise me Serbine, pas ketij tensioni te madh ne veri, Kurti pranoi Asociacionin – kete e vertetoi Ambasadori amerikan Hill”, shkroi ajo në një status në ‘Facebook’.