POLITIKATË FUNDIT

Kush është punonjësja e AKSHI-t në Shqipëri që do të transportonte drogën në Maqedoni

Erisa Fero, punonjëse e AKSHI-t, specialiste e IT-së në Shqipëri është një prej të arrestuarve gjatë operacionit antidrogë në Korçë.

Ishte 28-vjeçarja që merrte sasinë e drogës në Tiranë dhe e transportonte në Qafë Thanë me destinacion Maqedoninë.

Kanabisi do të dërgohej në Maqedoninë e Veriut përmes liqenit të Ohrit, ku do të shpërndahej në doza më të vogla.

Gjatë operacionit antidrogë në qarkun e Korçës janë sekuestruar 58 kg lëndë narkotike kannabis.

Gjatë operacionit të koduar “Restart 13”, u arrestuan Erisa Fero 28 vjeç, Likë Basha 32 vjeç dhe i mituri M. K. 17 vjeç, ndërsa u shpallën në kërkim F. S., 30 vjeç dhe G. S., 28 vjeç, banues në fshatin Piskupat të Pogradecit.

Në Qafë Thanë policia ka konstatuar automjetin tip “Volkswagen” pranë të cilit ndodhej shtetasi Likë Basha, ndërsa droga u gjet në bagazh.

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Kosovë-Shqipëri

Heqja e barrikadave, Borrell: Diplomacia mbizotëroi në uljen e tensioneve në veri


Kosovë-Shqipëri

Bislimi: Putini nxit tensionet midis Kosovës dhe Serbisë


Kosovë-Shqipëri

KFOR: Barrikadat të hiqen shpejt, nëse është e nevojshme mund të ndërhyjmë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *