POLITIKATË FUNDIT

Heqja e barrikadave në veri të Kosovës, Rama: Asgjë e re, shfaqja zgjati më shumë, fundi ishte po i njëjtë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas heqjes së barrikadave në veri të Kosovës të vendosura nga pala serbe. Nëpërmjet një postimi në Twitter, kreu i qeverisë e ka cilësuar vendosjen e barrikadave në veri si “shfaqje” teksa thotë se zgjati më shumë por pati të njëjtin fund si të tjerat.

“Asgjë e re, shfaqja zgjati ca më shumë, tensioni u ngrit ca më lart, fjalët u këmbyen me ca më shumë zjarr, manovrat ushtarake patën ca më shumë hov, po fundi qe po i njëjti dhe të gjithë u kthyen në shtëpi, sekush me fitoren e vet me vete si gjithmonë!“, ka shkruar kryeministri nëpërmjet një postimi në Twitter.

Gjithashtu, kryeministri nuk kursen ironinë me faktin se termi “barrikada” u përdor si mjet proteste paqësore nga serbët.
“Ah po, diçka e padëgjuar ndodhi! Doli kuptimi i ri i barrikadës, e cila pas 434 vjetësh hyri në listën e mjeteve të protestës paqësore me bekimin e BE dhe të SHBA! Shpresojmë në mirëkuptimin e aleatëve tanë strategjikë për të mos qenë dakord në këtë pikë. Po fare!

Pyetja mbeti po ajo që ishte përpara këtyre barrikadave paqësore e deklaratave armiqësore! Dhe deri kur përgjigjet e ndryshme të nisen po njësoj nga e shkuara, pyetja do të mbetet po aty edhe pas shfaqjes së rradhës, kur barrikadat të thyejnë paqësisht monotoninë e hiçzgjidhjes!“, përfundon Rama.

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Kosovë-Shqipëri

Jarinja dhe Bërnjaku vazhdojnë të jenë të mbyllura


Kosovë-Shqipëri

NATO mirëpret largimin e barrikadave në veri dhe shtensionimin e situatës


Kosovë-Shqipëri

Kush është punonjësja e AKSHI-t në Shqipëri që do të transportonte drogën në Maqedoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *