Heqja e barrikadave, Borrell: Diplomacia mbizotëroi në uljen e tensioneve në veri
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell ka reaguar ka reaguar pas nisjes së heqjes së barrikadave në Rudarë pas 20 ditësh. Ai shprehet se diplomacia mbizotëroi në uljen e tensioneve në veri ndërsa shton se tani nevojitet përparim urgjent në dialog.
Diplomacia mbizotëroi në uljen e tensioneve në veri të Kosovës. Dhuna nuk mund të jetë kurrë një zgjidhje. Mirëpresim lidershipin e përgjegjshëm të presidentit Vuçiç dhe kryeministrit Kurti. Tani kemi nevojë për përparim urgjent në Dialog.”, ka shkruar mes të tjerash Borrell në Twitter.
Heqja e barrikadave ka nisur para pak minutash heqja e barrikadave në Rudare. Për 20 ditë rrugët kryesore në veri mbetën të bllokuara për qarkullim.