Deputeti gjerman: Vringëllima e shpatës serbe e rrezikshme, BE-ja t’i bëjë më shumë presion Beogradit
Deputeti i Bundestagut, Knut Abraham ka thënë se situata në mes të Kosovës dhe Serbisë kërkon veprime të menjëhershme, raporton Gazeta Express.
Politikani gjerman ka pyetur se në gjithë këtë situatë të tensionuar çfarë është duke bërë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell.
Abraham thotë se “vringëllima e shpatës” së Serbisë është e rrezikshme, e papranueshme dhe e papërgjegjshme..
Sipas tij vendosja e qetësisë është ajo me të cilën duhet marrë dhe potencon se Bashkimi Evropian duhet t’i bëjë më shumë presion Beogradit.
‘Situata në Kosovë dhe Serbi kërkon veprim të menjëhershëm. Çfarë po bën Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Borell? Vringëllima e shpatës serbe është e rrezikshme, e papërgjegjshme dhe e papranueshme. De-përshkallëzimi është rendi i ditës. Është i nevojshëm një presion më real i BE-së ndaj Beogradit”, ka shkruar Abraham.