POLITIKATË FUNDIT

Muja: Serbët në Veri janë të armatosur deri në dhëmbë

Deputeti i LVV-së, Armend Muja ka thënë se serbët që kanë vendosur ato barrikada në rrugë “janë të armatosur deri në dhëmbë”.

Madje, ai vlerësoi se do ishte në favor të Kosovës në qoftë se barrikadat në veri do i largonte KFOR-i.

Më tej, ai sqaroi hierarkinë e institucioneve që do të duhej të vepronin në rast nevoje.

“Struktura e sigurisë në veri, është policia lokale, policia rajonale, FSK-ja dhe normalisht KFOR-i. Por, FSK-në e kemi përjashtuar vetë nga ajo pjesë. Serbët në veri janë të armatosur deri në dhëmbë. E këtë duhet ta ketë parasysh shumë populli i Kosovës. Policia e Kosovës i ka ata mekanizma edhe forcën proporcionale për t’i hequr barrikadat. Mirëpo, çështja është strategjikisht, pra do jetë më mirë nëse KFOR-i i largon barrikadat për të mos u dhënë mundësi grupeve ekstremiste të ekstremit të djathtë, që ato t’i keqpërdorin pastaj”, deklaroi Muja në emisionin “Këndi i Debatit” .

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Kosovë-Shqipëri

Kurti: Po shteron koha që ia kemi dhënë KFOR-it për heqjen e barrikadave


Kosovë-Shqipëri

Hoti kërkon nga qeveria që të hiqen barrikadat në veri në bashkëpunim me KFOR-in


Kosovë-Shqipëri

Ibrahimaj: Shqipëria ka rritjen ekonomike më të lartë në rajon

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *