POLITIKATË FUNDIT

Kështu duket Aeroporti pas njoftimit për rinisje të fluturimeve

Qindra qytetarë u janë drejtuar sporteleve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pak minuta pas njoftimit për rinisje të fluturimeve.

Gazetarja e T7, Laura Çelaj, po qëndron atje dhe sjell pamje:

Ndryshe, Policia e Kosovës ka njoftuar se kërcënimi për bombë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ishte alarm i rrejshëm “me qëllime të caktuara”.

Sipas Policisë, në objekt janë kryer kontrolle dhe se s’është gjetur asgjë.

“Pas realizimit të kontrollit në objekte dhe hapësira të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, ka rezultuar se nuk ka ndonjë mjet shpërthyes, dhe se kanosja me mjete shpërthyese ka qenë një alarm i rremë me qëllime të caktuara. Pas përfundimit të kontrollit dhe punëve nga institucionet relevante, funksionimi dhe qarkullimi në aeroport i është kthyer normalitetit, andaj i falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar me institucionet e Republikës së Kosovës”, ka njoftuar Policia.

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Kosovë-Shqipëri

Cramon mirëpret vendimin për Pantiqin, kërkon heqje të menjëhershme të barrikadave


Kosovë-Shqipëri

Serbia e kishte kusht lirimin e Dejan Pantiq, a do të hiqen tash barrikadat?


Kosovë-Shqipëri

Deputetja britanike: Agresionet e Serbisë ndaj Kosovës janë të rrezikshme, të veprohet me urgjencë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *