Kërcënim me bombë në aeroportin e Prishtinës, evakuohen pasagjerët
Një kërcënim me bombë është pranuar në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.
Kjo ka bërë që të gjithë pasagjerët të evakuohen nga hapësirat e aeroportit, njofton Klankosova.tv.
Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e APN-së, Valentina Gara.
“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuar dhe janë të sigurt. Ekipet e involvuara në planin emergjent janë duke kryer detyrat e tyre”, ka shkruar Gara.