POLITIKATË FUNDIT

“Jetën e japim, Mitrovicën s’e japim”, protesta në Tiranë

Shoqëria civile në Shqipëri ka dalë këtë të martë (27 dhjetor) në protestë para Ambasadës së Serbisë në Tiranë lidhur me tensionet në veri të Kosovës.

Me thirrjet “Shqipëri-Kosovë”, “Jetën e japim, Mitrovicën nuk e japim”, qytetarët kanë deklaruar se prej 18 ditësh jeta normale e qytetarëve në Kosovë është paralizuar, ndërsa po jetojnë me ethet e luftës, shkruan Rtsh. Po ashtu, qytetarët u kanë bërë thirrje Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të trajtojnë me përgjegjësi çështjen Kosovë-Serbi.

“Prej shumë kohësh është paralizuar jeta normale e qytetarëve në veri të Kosovës. Qytetarët po jetojnë nën ethet e luftës. BE dhe SHBA të trajtojnë me përgjegjësi çështjen Serbi-Kosovë. Serbia ka ushtruar gjenocid. Ne jemi këtu të bashkuar, të mos lejojmë që Serbia të bëjë ligjin akoma mbi trojet shqiptare”, kanë deklaruar ata.

Ndryshe, edhe dy barrikada janë vendosur sot në veri të Mitrovicës.

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Kosovë-Shqipëri

Tahiri, Kurtit: E ke kallë Kosovën për asociacionin, tash duhet ta refuzosh atë


Kosovë-Shqipëri

Trefishohet hyrja e mjeteve piroteknike në Kosovë


Kosovë-Shqipëri

Profesori amerikan: Shërbimi sekret serb është përgjegjës për situatën në veri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *