POLITIKATË FUNDIT

Nënoficerët e FSK-së studiojnë së bashku me vëllezërit e motrat e tyre në Shqipëri

Në Qendrën e Arsimimit Profesional të Nënoficerëve të Akademisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë u hap kursi i 52-të i Avancuar i Nënoficerit, i përbërë nga 55 kursantë, ku 6 prej tyre janë nënoficerë të FSK-së.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova.

“Krah për krah si një trup i vetëm studiojnë nënoficerët e forcave tona me vëllezërit e motrat e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.

“Në Qendrën e Arsimimit Profesional të Nënoficerëve të Akademisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë u hap kursi i 52-të i Avancuar i Nënoficerit, i përbërë nga 55 kursantë, ku 6 prej tyre janë nënoficerë të FSK-së”.

“Suksese të gjithëve bashkë me mirënjohjen e falënderimin vëllazëror për ministrinë dhe forcat shqiptare për gjithë mbështetjen në profesionalizmin në veçanti, si dhe zhvillimin dhe forcimin e Ushtrisë sonë në përgjithësi”.

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Kosovë-Shqipëri

Situatë komplekse në veri, Biserko zbulon qëllimin e Serbisë dhe lëshon paralajmërimin


Kosovë-Shqipëri

KFOR-i i konfirmoi të shtënat, por Serbia del kundër: Krejt çka ndodhi dje në Veri


Kosovë-Shqipëri

Policia e Kosovës lidh kontratë për marrjen me qera të makinerive të rënda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *