Momenti kur ekipi i Klan Kosovës u sulmua në Zubin Potok (VIDEO)
Ekipi i Klan Kosovës u sulmua për të dytën herë në veri.
Veçse kësaj radhe nuk u shpëtua pa lëndime.
Si pasojë e goditjes me guri të dritares së veturës me të cilin udhëtonte ekipi i Klan Kosovës për në Zubin Potok, u lëndua gazetarja Qëndresa Bellagoshi dhe vozitësi Elsad Sinani.
Në vazhdim ju sjellim momentin kur ekipi i Klan Kosovës sulmohet nga persona të maskuar, njofton Klankosova.tv