Punonjësi i pastrimit te Shkëmbi i Kavajës goditet për vdekje nga makina që drejtoi një 18 vjeçar
50-vjeçari Bardhyl Beqiri, punonjës i ndërmarrjes së pastrim-gjelbërimi ka qenë në shërbim duke tërhequr kazanët e plehrave në kamion kur gjatë orëve të para të mëngjesit është përplasur për vdekje nga një makinë.
Aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 02:15, kur 18-vjeçari B.H ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me ambientet e jashtme të një hoteli te “Shkëmbi i Kavajës”, në anë të rrugës dytësore Plepa-Kavajë.
Të plagosura kanë mbetur dhe dy vajza që ishin pasagjere në makinë. 20-vjeçaret me incialet F. D. dhe L. P. po marrin mjekim në spitalin e Durrësit, ndërsa B.H është shoqëruar nga policia.
Ende, nuk dihet nëse ka qenë gabim i tij në drejtimin e mjetit apo shkaqe të tjera që e çuan në humbjen e kontrollit të mjetit, çka rezultoi fatal për 50-vjeçarin. /Tch