POLITIKATË FUNDIT

Ndërrohen policët që u bllokuan para dy javësh në veri

Policët, që ishin të bllokuar në veri të Kosovës, konkretisht në Leposaviq, që nga vendosja e barrikadave para dy javëve, janë larguar me sukses nga zona ku kishin ngelur që 15 ditë.

Rrugët që çojnë në pikat kufitare me Serbinë, në Jarinjë e Bërnjak, janë bllokuar qe dy javë nga serbë lokalë, që u barrikaduan pas arrestimit të ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiq, si të dyshuar për sulm ndaj Policisë e Komisionit Qendror Zgjedhor.

Të shtunën, policët që kishin mbetur të ngujuar përtej barrikadave, me sukses kanë kryer ndërrimin.

Ditë më parë, EULEX-i pati njoftuar se policët në pikën kufitare në Jarinjë ishin furnizuar me ushqim, veshmbathje e mjete higjienike. Ndërsa KFOR-i pati njoftuar se ka ndihmuar në zhvendosjen e nëntë policëve që ishin në pikat kufitare.

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Kosovë-Shqipëri

Kolona të gjata në Merdar, 5 orë pritje për të hyrë në Kosovë


Kosovë-Shqipëri

Protestë kundër Hagës/ Kundërshtohet në Prishtinë dënimi ish kreut të UÇK-së, Mustafa


Kosovë-Shqipëri

KFOR-i tregon pse refuzoi kërkesën për transferimin e Pantiqit me helikopter

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *