POLITIKATË FUNDIT

Kolona të gjata në Merdar, 5 orë pritje për të hyrë në Kosovë

Në vendkalimin kufitar në Merdar, bashkatdhetarët po presin deri në pesë orë për të hyrë, kurse kolona e automjeteve arrin deri në 1.5 km .

Ndërsa, në vendkalimin kufitar te Dheu i Bardhë, për të hyrë në Kosovë po pritet deri në dy orë. Kolonat e automjeteve në këtë vendkalim kufitar arrijnë deri në 1km.

Edhe në vendkalimin në Muçibabë bashkatdhetarët po presin më shumë se një orë për të hyrë në Kosovë, kurse në Mutivodë deri në 30 minuta.

Dy vendkalimet kufitare me Serbinë në veri të vendit, në Jarinjë dhe Bërnjak, po vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura, si pasojë e barrikadave të vendosura nga serbët në rrugët magjistrale që shpien në këto dy pika kufitare.

Në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës me vendet fqinje nuk raportohet për kolona, pasi pritjet për të hyrë dhe për të dalë nga Kosova janë 03-05 minuta.

Për të përcjellë gjendjen në kohë reale në pikat kufitare klikoni KËTU.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *