Dëmtohet busti i Mid’hat Frashërit / Shkatërrohet gjatë natës, “akt politik kundër ish-kreut të Ballit Kombëtar”
Busti i Mit’hat Frashërit i vendosur pranë Liqenit Artificial në Tiranë është shkatërruar gjatë natës.
Vetë autori i veprës, Agim Rada, mendon që është çështje politike, që lidhet drejtpërdrejtë me profilin e Mit’hat Frashërit, si ish kryetar i Ballit Kombëtar.
Busti ka shpëtuar në pjesën më të mirë, sepse materiali është Bronx. Por ka dëmtime te renda. Artisti Rada e ka marrë në studion tij dhe do ta riparojë,
Bazamenti është I gjithi I thyer dhe duhet ndërtuar nga e para. Duket qartë që është sulmuar me dhunë.
Busti i Mit’hat Frashërit është vepër e skulptorit Agim Rada, e cila u vendos në Tiranë në tetor të vitit 2018. Kohë kur erdhën eshtrat e tij nga Amerika dhe ceremonia ishte solemne. Qe atëherë u ngjall një debat qe menjëherë mori përmasa politike.
Busti i Mithat Frashërit u vendos krah vëllezërve Frashëri tek Kodrat e Liqenit, në një ceremoni të veçantë më 12 tetor të atij viti.
Top Channel