POLITIKATË FUNDIT

Berisha: Rama kontrollon të gjitha pushtetet

Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama se kërkon të marrë nën kontroll edhe Avokatin e Popullit, pas mospranimit që shumica u bëri kandidaturave të opozitës në seancën e fundit plenare pr këtë session.

“Parlamenti e mbylli vitin në mënyrën më moniste. Të gjitha pushtet, përveç kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, tani i shkojnë qeverisë”, tha Berisha.

Një mesazh i dërgoi edhe grupimit “Alibeaj” që tha se pavarësisht marrëveshjes me Ramën në këmbim morën talljen e rradhës nga kryeministri.

Sali Berisha: Ata që patën iluzion u fol per marrëveshje të ngushta, por ata që paten iluzion, Rama përdori të njëjtën skemë si në rastin e presë. Bëri sikur ia la opozitës dhe në fakt u tall, nxorri lakminë e pafundme për pushtet dhe nxorri njeriun që deshi.

Pas rrëzimit në parlament nga shumica të kandidaturës së Ardjan Dvoranit si anëtar i Gjykatës Kushtetuese tha se fshihet frika e Kryeministrit nga spiunofobia.

“Ky doli i poshtëruar se kishte nje marrëveshje me Bashën që do votohej Dvorani, por 14 votat dëshmuan se Rama është rëndë nga spiunofobia dhe keni për ta parë që viktima tjetër është Vali Bizhga”, tha Berisha.

Në shënjestër të akuzave për aferën e inceneratorve krahas kryeministit vuri edhe SPAK-un.

“Rama, Agaçi, Ahmetaj, Ketaj janë binome të pandara. Keto faktojne se “SKAP” është droguar me paratë e djegësave çka e bën të pamundur një proces hetimi transparent”,shtoi Berisha.

Paralajmëroi prishjen e e godines së re të Teatrit Kombëtar duke e cilësuar varrosje të kushtetutshmërisë aktin e ndërrmarrë nga Rama e Veliaj.

Berisha:U them atyre se ai ndërtim s’do pranohet. Do rrafshohet, do ndërtohet teatri siç ka qenë.

Një përgjigje pati edhe për Damjan Gjiknurin, i cili deklaroi se në 14 Maj socialistët do fitojne 40 bashki.

Berisha: Krimineli elektoral Damjan Gjiknuri do përballet me vjedhjet e zgjedhjeve. Rivendosja e votës së lirë në themel të revolucionit demokratik.

Pa komentuar, Berisha nuk la edhe vizitën e kryeministrit grek Micotaqis në Shqipëri.

Kryeministri i Greqisë, i një vendi partner, mik, mund të vizitojë çdo zonë të Shqipërisë, qoftë si zyrtar, qoftë si qytetar privat. Por, zhurma se Himara është minoritet është absurditeti më i madh historik. Himara me të gjithë historinë dhe dokumentet e saj është shqiptare, përfshi edhe ato fshatra që janë bilingualë. Flasin edhe shqip, edhe greqisht.

Për të gjitha shkeljet ligjore dhe kushtetuese që qeveria vijon tu bëjë shqiptarëve, Berisha pati vetëm një përgjigje.

Berisha: Monizmi përmbyset vetëm me revolucion./ Klan

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Kosovë-Shqipëri

ASHAK: Dokumenti i publikuar nga Mehmet Kraja nuk ishte i autorizuar


Kosovë-Shqipëri

Gërvalla e quan të pasuksesshme fushatën e Serbisë për çnjohje


Kosovë-Shqipëri

Akademia e Shkencave lëshon deklaratë: Teksti është i Mehmet Krajës, distancohemi nga analiza

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *