Akademia e Shkencave lëshon deklaratë: Teksti është i Mehmet Krajës, distancohemi nga analiza
Akademia e Arteve dhe Shkencave të Kosovës, ka lëshuar një deklaratë përmes një së cilës është distancuar nga analiza e botuar ditë më parë, raporton Gazeta10.
Në deklaratë thuhet se Seksioni i Shkencave Shoqërore distancohet nga kjo analizë.
Tutje, thuhet se disa herë ata ia kanë tërhequr vërejtjen Krajës për sjelljen imponuese dhe arbitrare.
Më tej, thuhet se sjelljet e tij sjellin pasoja të rënda për vet Akademinë.
Këtu keni njoftimin e plotë:
“Seksioni i Shkencave Shoqërore ka kohe qe ia ka tërhequr vërejtjen Kryetarit te ASHAK ut z. Mehmet Kraja për sjelljet imponuese e arbitrare, e qe po e lëndojnë rende dinjitetin e institucionit ne krye te te cilit është. Me qasjen e tij jo-akademike dhe veçanërisht me publikimin e këtij dokumenti joshkencor, te hartuar nga vet ai, si drejtues i një institucioni prestigjioz shkencor, artistik dhe kulturor, sjelle per9arje me pasoja te renda për vet Akademinë”, thuhet në komunikatën e dërguar nga email-i zyrtar i ASHAK-ut, ndërkohë kumtesa mban në fund firmën e Gjyljeta Mushkolajt si anëtare e Seksionit.
Nga Seksioni i Shkencave Shoqërore kanë kërkuar nga Mehmet Kraja relfketim institucional për “dëmin e shkaktuar ndaj Akademisë dhe publikut të gjerë”. / Gazeta10.