Protesta në Rudar hapet duke u shpalosur flamuri i Serbisë (VIDEO)
Protesta në Rudar, e thirrur nga i ashtuquajturi “shtabi i krizës së popullit serb nga veriu i Kosovës”, tashmë ka filluar.
Protestuesit në Rudar të Zveçanit protestën e hapin duke e shpalosur flamurin e Serbisë.
Një autobus me targa të Beogradit i stërmbushur me protestues, pak para nisjes së protestës kishte arritur në afërsi të barrikadës në Rudar.
Në këtë protestë po marrin pjesë edhe anëtarët e Listës Serbe në krye me ish-ministrin për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq, dhe Igor Simiqin.
VIDEO në këtë: LINK