Përplaset me automjet nga ish-kryebashkiaku i Himarës, ndërron jetë në spital 17-vjeçari
Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë 17-vjeçari, i cili u përplas një ditë më parë me makinë nga ish-kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano.
Adoleshenti nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra nga përplasja.
Ai përfundoi në koma gjatë kohës që ishte shtruar në spitalin e Himarës dhe më pas u transportua drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ku edhe ndërroi jetë në orën 02:00 pas mesnatës.
Aksidenti tragjik ndodhi ditën e djeshme në fushën e sportit në Llogara, ku ish-kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano duke qarkulluar me automjetin e tij tip Benz ka përplasur për vdekje 17-vjeçarin me iniciale E.H. Pas ngjarjes u bë shoqërimi në komisariat i Vasil Bollanos.