ROZË

Foto e tij në emisionin e Luanës, Noizy reagon sërish: E kuptoj që emri im shet por…

Pasi reagoi ashpër ndaj fotos së tij e cila është përdorur gjatë një loje në emisionin e moderatores, Luana Vjollca, duket se Noizyt nuk po i del ende inati.

Së fundmi reperi ka bërë një tjetër reagim nëpërmjet një postimi në InstaStory. Noizy shprehet se është i vetëdijshëm që emri i tij është kthyer në një ‘brand’ dhe që shet dhe prodhon lajme gjithmonë.

“Noizy” është “brand” dhe e kuptoj që shes, e kuptoj sinqerisht. Prandaj më bien nervat se ua di hallin. Sa për muzikë, do e kisha lënë me kohë, por çfarë k**n të dëgjosh?Ika…”, ka shkruar ai.

Kujtojmë së në postimin e tij në Instagram nuk munguan as ofendimet duke iu drejtuar prezantueses : “më keni çarë trapin me këto krahasimet”, ku i kërkon që foto e tij të mos përdoret më gjatë lojës. Ai u shpreh se “s’është në garë me këlyshë, që ngelën duke e vrarë”.

“O Luana Vjollca me fal per shprehjen po me keni ça trapin me kto krahasimet, ma hiq foton nga aty se ngelen tu m’vra 🤭ket mund ta thoja dhe privat po ajd mo..

Pytjet i beni shume te neveritshme doni vetem sherre me ndodh, se Cfar ndodh me rrepistat me Vone ste plas bytha ty, a rrifen a vriten a shahen, ty te intereson emisioni me ber fam në tiktok, Hiqe foton time nga aty se sjam ngara me klysha”, shkruan Noizy.

Original Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *