ROZË

Aktori i famshëm flet për prejardhjen shqiptare të familjes së tij

Aktori i famshëm Danny de Vito ka folur për prejardhjen shqiptare të familjes së tij.

De Vito në “The Always Sunny Podcast” ka treguar se si gjyshja e fliste gegërishten. Ai e quajti gegërishten si gjuhë shumë të bukur.

“Familja ime është nga Kalabria. Njëra nga gjyshet e mia rrjedh nga Kalabria, që është në çizme të Italisë e aty është Shqipëria afër. E mbaj në mend, kur isha i vogël, e ajo ishte 80 e kusur vjet dhe po vdiste, ishte në shtrat shtrirë pasi kishte thyer kukën. Storie tragjike. Ideja është se ajo fliste një gjuhë që quhet gegë. Njerëzit atje mund ta dinë çfarë është. Është një lloj gjuhë hibride, shqipe me italishte. Gjatë udhëtimeve e takova një person që fliste atë gjuhë. Gjuha është vërtetë e bukur. Fjala e vetme që di është shhh. Tingujt janë të bukur, të butë. Jo si italishte e rëndë apo arabike. Tingujt janë të bukur, sikur muzikor”, tha De Vito./Koha.net

Original Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *