POLITIKATË FUNDIT

Mediumi boshnjak publikon video të disa serbëve të armatosur në veri

Në një video të publikuar dje nga mediumi boshnjak Istraga, shihen disa persona të armatosur me automatik në pjesën veriore të Kosovës.

Ajo që bie në sy në këto imazhe është simboli i të ashtuquajturës Qendra Humanitare Ruso-Serbe që ndodhet në Nish të Serbisë.

Mediumi boshnjak publikon video të disa serbëve të armatosur në Veri

Në një video të publikuar dje nga mediumi boshnjak Istraga, shihen disa persona të armatosur me automatik në pjesën veriore të Kosovës.

Ajo që bie në sy në këto imazhe është simboli i të ashtuquajturës Qendra Humanitare Ruso-Serbe që ndodhet në Nish të Serbisë.

“Në barrikadat në veri të Kosovës ka njerëz të armatosur me automatik. Në videon që posedon Istraga shihen edhe pako me simbolin e Qendrës Humanitare Ruso-Serbe nga Nishi”, thuhet në përshkrimin e videos.

Sipas Geopost, e ashtuquajtura Qendra Humanitare Ruso-Serbe, e themeluar në vitin 2012 dhe që thuhet se ka për qëllim ndërhyrjet në rast fatkeqësish dhe emergjencash natyrore, është shoqëruar me polemika dhe akuza për qëllimin e saj të vërtetë.

SRHC u themelua në prill të vitit 2012 në bazë të një marrëveshjeje ndërmjet qeverive të Serbisë dhe Rusisë, të nënshkruar në Nish nga ministri i atëhershëm i Brendshëm, Ivica Daçiç, dhe ministri rus i situatave emergjente, Sergei Shoigu.

Sipas dispozitave, marrëveshja zgjatet automatikisht për pesë vjet, përveç nëse njëra palë, përkatësisht Qeveria e Rusisë ose e Serbisë, e njoftojnë tjetrën për qëllimin e saj për ta ndërprerë atë, të paktën gjashtë muaj para skadimit të afatit të vlefshëm

Ndërsa më 15 dhjetor, grupi paramilitar Ujqërit e Natës/Night Wolves, i cili ka lidhje të drejtpërdrejta me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, publikoi një video kërcënuese nga pjesa veriore e Kosovës në mbështetje të serbëve lokalë dhe barrikadave.

Organizatat radikale ultra-nacionaliste serbe, pas situatës së tensionuar në Veri, kanë ngritur në një nivel tjetër bashkëpunimin me organizatat terroriste ruse në Kremlin, duke përfshirë grupet famëkeqe Wagner dhe Ujqërit e Natës.

Këto grupe kanë thirrur edhe një protestë që do të mbahet sot në pikëkalimin kufitar në Jarinjë, me mesazhin irridentist: “Nuk ka kufij, Kosova është Serbi”.

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Kosovë-Shqipëri

Ministri Mehaj: Jemi të gatshëm me mbrojt vendin në çdo kohë, Serbisë nuk i besohet


Kosovë-Shqipëri

Aktivistja serbe: Djalin tim do ta dërgoja në Ushtrinë e Kosovës


Kosovë-Shqipëri

Zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, flet Isufaj: Janë duke u ndërmarrë hetime intensive

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *