Të shtëna me armë në drejtim të një mishtoreje në Pejë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në mëngjesin e të dielës ka pasur të shtëna me armë në drejtim të një mishtoreje në Pejë, në rrugën “Bill Clinton”.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se nga këto të shtëna nuk ka të lënduar, pos dëme materiale. Policia po e heton rastin.
“Sot rreth orës 07:24, policia është njoftuar se në rrugën ‘Bill Clinton’ në Pejë, kishte pasur të shtëna me armë zjarri në një mishtore në Pejë. Nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes”, ka njoftuar Gashi .